Gjëndrat Yndyrore



Gjëndrat yndyrore janë të ndërthyera në trup automatikisht në sistemin e lubrifikimit.

Gjëndrat YndyrorePër cdo 2.5 cm2 të lëkurës gjënden nja 100 të tilla, ku pjesa më e madhe janë të paqëndruara në lëkurën e kokës, në fytyrë dhe në pjesën e sipërme të trungut të trupit.

Ato rregullohen kryesisht nga hormonet e hipofizës, të tiroides dhe të gjëndrave seksuale. Ato sekretojnë yndyrë, e cila shërben si një zhgun mbrojtës për lëkurën dhe flokët dhe u jep atyre shkëlqim dhe i mban të hidratuar.Gjatë periudhës së pubertetit, gjëndrat yndyrore priren të punojnë mbikohë,duke i shkaktuar lëkurës dhe flokëve telashe; barërat me formula të përcaktuara mirë kanë ndikim tkurrës, të cilët do të pakësojnë dhe do të drejtpeshojnë nxjerjen në sasi të mëdha të yndyrës.

Kështu, sekretimi i rrjedhshëm dhe i pandërprerë i yndyrës dhe i djersës mund të ndryshohet dhe mund të bllokohet nga disa faktorë hormonale, nga mosha, nga një dietë e paplotë dhe nga stresi. Nëse tani për tani po sekretoni yndyrë në sasi të stërmëdha, kjo tregon një lloj vlerësimi të mënyrës suaj të jetesës dhe veprimtarive, duke përfshirë dietën e mirë, ushtrimet gjimnastikore dhe shmangja e stresit.

Është e një rëndësie të veqantë që të ndiqni dietën me prodhime të padëmshme, të bazuara kryesisht në natyrë dhe zgjidhni prodhime organike për flokun dhe lëkurën tuaj.

Përpjekja për të ndrequr yndyrshmërinë dhe thatësinë mund ta acarojë telashin, në fakt shumë prodhime që shiten, nuk janë gjë tjetër veqse pluhura pezmatues, pengojca dhe kushtëzues për poret dhe folikulën, Pyeteni mirë modeluesin e flokëve për formulën e saktë pë flokun dhe skalpin tuaj; nëse edhe kjo gjë nuk arrin ta zgjdhë telashin që keni me gjëndrat e yndyrës, vihuni në lidhje me një trikolog, apo një praktikant që përkujdeset për flokun.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...

Kërkimet për këtë lajm...