Menyra me e mire per tu dobësuar eshte..



Nese eliminoni…

Menyra me e mire per tu dobësuar eshte..Pirja e alkoolit eshte nje nga faktoret kryesore ne humbjen e peshes. Per te humbur vertet peshe duhet te evitoni te gjitha dëshirat qe keni per alkool.

Ndaloni alkoolin per te humbur kilet e tepërta eshte gjithashtu nje me menyre e mire per te ndaluar marrjen e sheqernave. Zero alkool, metoda me e mire per te humbur peshe. Kjo eshte këshilla ne te gjitha rastet e World Cancer Research Fund , qe ju kujton qe alkooli favorizon ngritjen ne peshe dhe ne mbipeshe. Me pas kjo rrit mundesine e rrezikut te nje kanceri. Mbipesha ne fakt eshte faktori i dyte qe rrezikon kancerin pas duhanit.

Reduktimi i konsumit te alkoolit mund te luaj nje rol te rendesishem ne humbjen e peshes ose ne mbajtjen e nje peshe normale, shpjegon Kate Mendoza, drejtoreshe e informacionit te shëndetit ne WCRF. Studimet e fundit kane treguar qe konsumatoret e e alkoolit nuk ja kane idene sesa kalori mund te përmbaj nje pije.
Per te kuptuar efektet e alkoolit ne peshe, jane bere disa krahasime si: te pini nje shishe birre ne dite rrisni rrezikun e kancerit ne veshka me 25%.

Ndersa 2 gota vere 175 ml sjellin 248 kalori , e cila eshte e barabarte me 3 biskota me çokollate. Per te eliminuar kete sasi alkooli, duhet te beni 25 minuta ecje.
Ndersa 2 gota musht , jane te krahasuara me 6 biskota me çokollate. Per ta eliminuar , beni 1 ore e 42 minuta ecje. Aty kembet fillojne te ngrohen …

Alkooli luan nje rol kryesore ne disa tipe kanceri
Alkooli do te jete faktori i vetem per disa tipe kanceri. Nje studim i fundit i publikuar ne The Journal of the American Medical Association ka vendosur nje lidhje direkte midis alkoolit dhe kancerit te gjirit: te pini 3 deri ne 6 gota vere ne jave do te rrisni rrezikun me 15%. Alkooli mund te rrisi gjithashtu rrezikun e kancerit te laringut dhe te ezofagut.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...