Sinusiti, shkaktaret, simptomat, terapia



Sipas mjekëve, kalimi i menjëhershëm i temperaturave nga të larta në të ulëta, brenda pak orësh, dhe e kundërta ndikojnë në shfaqjen e rrufës, që njihet si një nga shkaktarët e pezmatimit të mukozës së hundës dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Sinusiti, shkaktaret, simptomat, terapiaPër këtë arsye, mjekët otoriono-laringolog, shpjegojnë se si mund të parandalohen dhe trajtohen sinusitet në këtë periudhë. Ndërrimi i klimës ndikon në shfaqjen e rrufës, që njihet si një nga shkaktarët e pezmatimit të mukozës së hundës dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si pasojë edhe në riakutizimin e simptomave të sinusitit. Sipas mjekëve, ky është edhe sinusiti më i përhapur dhe që haset rëndom tek pacientët e prekur nga kjo sëmundje. Problemet me bllokimin e hundëve dhe rrugëve të frymëmarrjes nxisin virusin e gripit, i cili shkatërron sistemin mbrojtës të hundës, duke bërë të mundur aktivizimin e mikrobeve, që ndodhen në rrugët e frymëmarrjes.

 Rishfaqja e sëmundjes

 Përveç uljes së temperaturave, që ndikojnë në rishfaqjen e sinusitit ka edhe disa faktorë të tjerë, që riaktivizojnë sëmundjen. Për këtë, mjekët shpjegojnë se sinusitet krijohen edhe nga sëmundje të ndryshme infektive, si skarlatina, tifo, pneumoni, por edhe nga dhëmballët e prishura. Kryesisht janë dhëmballët e nofullës së sipërme, që mbështeten në murin e poshtëm të zgavrave të nofullës. Po kështu, ndikojnë negativisht dhe që favorizojnë sinusitin edhe traumat e jashtme, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale në hundë, veçanërisht në rastin e tamponeve të hundës (vendosja e gazrave në hundë në rast hemoragjie). Përsa i përket funksionit të sinuseve apo këtyre zgavrave të fytyrës, ato shërbejnë për lagështimin dhe ngrohjen e ajrit që thithim. Kur ato së bashku me hundën janë të pezmatuara, japin një të “folur me hundë”, pezmatimi i sinuseve e merr emrin sipas sinusit që është prekur, pra kemi sinusit ballor, të nofullës së sipërme ose të mbrapahundës. Një personi mund t’i preken nga sëmundja njëri prej sinuseve apo edhe dy e tre menjëherë.

Faktorët favorizues

Çdo pezmatim akut ose i mprehtë dhe kronik në hundë nuk jep sinusit. Sistemi i shtresave mukoze ushtron një mbrojtje të vazhdueshme në kanalet përkatëse dhe ndalon hyrjen e mikro-organizmave në mbulesën mukoze të sinuseve. Sinusitet me origjinë nga hundët e sëmura favorizohen nga rritja e mishit të huaj, nga shtrembërimet e perdes kockore të hundës. Po kështu, këto sinusite favorizohen edhe nga procese që mund të ndodhin në zgavrat e hundës, të cilat në mënyrë mekanike pengojnë zbrazjen normale të lëngjeve të sinusit në hundë. Këto ndryshime të sinusit shoqërohen me pagjumësi, ashtu si dhe rrufa. Ato nuk shkaktojnë shenja të rënda të sëmundjes, përveç rasteve kur procesi bëhet qelbësues dhe pengohen rrugët e shkarkimit të sinuseve. Kur ka probleme të tilla shtohet presioni brenda hundëve dhe, si rrjedhojë, dhe dhimbjet bëhen më intensive. Shpeshherë formohen edhe mishrat në hundë që dalin nga sinuset.
Shenjat klinike
Shenjat subjektive të sinusitet janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga çrregullime të gjendjes së humorit, lodhje dhe paaftësi në punë. Por mund të shfaqen edhe probleme në pamje dhe në nuhatje. Ankesa kryesore është dhimbja në ballë, faqe, dhëmbë etj. Dhimbja e kokës në sinusitet e mprehta është gjithmonë prezente, ndërsa në sinusitet e vjetra mund të mungojë. Karakteri dhe intensiteti i dhimbjes ndryshon sipas ndjeshmërisë së presionit dhe vrullit të procesit inflamator. Disa herë të sëmurët ankohen për rëndim të kokës ose gjendje hutimi. Në shumicën e rasteve dhimbjet janë të forta dhe therëse. Këto dhimbje therëse provokohen në lëvizje aktive, kur i sëmuri ulet, ngrihet ose shtrëngohet. Në përgjithësi, kur sekrecionet nuk mund të derdhen jashtë, dhimbja ka karakter lokal dhe kufizohet përgjithësisht në faqe, ballë ose tëmtha.

Trajtimi

Sipas mjekëve të mjekësisë, eukalipti është e vetmja bimë, që ka dhënë rezultate tepër të efektshme, për çlirimin e rrugëve të frymëmarrjes, për rrjedhojë edhe sëmundjen që ka lidhje me këto rrugë. Në farmacitë bimore gjenden disa produkte që kanë në përbërje të tyre bimën e eukaliptit, të cilat përdoren për të trajtuar problemet e sistemit të frymëmarrjes. Trajtimi me gjethet e thata të eukaliptit, të cilat mund të përdoren duke zierë 50 gram në një litër ujë kanë dhënë rezultate mjaft të mira për kurimin dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Pasi bëhet kjo banjw, avulli nuk duhet dalë në ajër të ftohtë, pra nuk duhet dalë jashtë veçse pas një ore. Zakonisht sinusiti shfaqet pas një rrufe të zgjatur. Kur shohim se kemi ethe, dhimbje, sekrecione të trasha dhe me erë, duhet të shqetësohemi dhe t’i adresohemi menjëherë mjekut për të ditur se si të veprojmë.

Sinuset

Sinuset janë zgavra ajrore të vendosura në anën e përparme të fytyrës dhe që komunikojnë me gropat e hundëve. Ato formohen zakonisht deri në moshën 12 vjeçare. Dallohen disa lloje sinusesh: Sinuse ballore, në nivelin e ballit dhe sipër gropës së syrit; Sinuse maksilare, në çdo anë të hundës; Sinuse “etmoidale” dhe “sfenoidale” që gjenden mbrapa hundës. Sinusiti është një inflamacion ose një infeksion i mukozës që mbështjell sinuset. Kjo ndodh kur një infeksion viral apo bakterial zë vend në hundë dhe mukoza fryhet nga infeksioni, çka rrezikon bllokimin e sinuseve.

Atëherë “mukusi” nuk kalon normalisht nga kanalet dhe në një mjedis të mbyllur, mikrobet shumëfishohen. Pacienti ndjen një lloj presioni në fytyrë. Sinusitet shpesh janë maksilare dhe frontale. Ato shfaqen zakonisht pas rinofaringitit. Në fakt, mukoza e hundës është një zgjatim i mukozës së gropave të hundës dhe infeksioni përhapet shumë lehtë. Pacienti ndjen dhimbje të mëdha dhe një lloj tensioni në nivelin e ballit, të syve dhe midis dy syve. Ai ka ndjesinë e hundëve të zëna, ka rrjedhje hundësh me erë, ku ndonjëherë dhe në një ngjyrë të zbehtë gjaku. Përgjithësisht pacienti ka një temperaturë deri në 38°C. Prekja e sinusit të infektuar është shumë e dhimbshme, kjo vihet re nga mjeku kur i prek sinuset për të diagnostikuar të sëmurin.

Trajtimi

Një trajtim mjekësor shërben për të lehtësuar dhimbjet, pasi sinusitet akute mund të jenë me shumë dhimbje. Mjeku këshillon antiinflamatorët, analgjezikët dhe ndonjëherë dhe kortikoide. Jepet gjithashtu një trajtim lokal me pika ose banjo avulli që mund të sjellin lehtësim të shpejtë. Gjithashtu, është trajtimi me antibiotik që jepet për 4-6 javë në rast të një sinusiti kronik. Nëse pacienti nuk shërohet, atëherë duhet bërë një punksion në sinuset ose një lloj drenazhi. Mjeku duhet të trajtojë origjinën e infeksionit të sinusit: është infeksion dentar, është polip në nivelin e hundës janë sinuset apo ndonjë aksident që mund të ketë sjellë ndonjë frakturë të brendshme.

Trajtimi me antibiotikë është i nevojshëm, pasi sinuset, duke qenë afër trurit, kanë rrezik të infektohen përmes mikrobeve, të cilat mund të shkaktojnë meningjit ose encefalit. Por kujdes, pasi antibiotikët nuk kanë asnjë efekt kur ka një rrjedhje sekrecionesh të hundëve kur ato janë të qarta. Duhet që sekrecionet të jenë të verdha apo jeshile që të mund të flasim për një sinusit.

Llojet e sinusitit

Sinusiti kronik

Sinusiti kronik shfaqet pas një krize akute sinusiti. Ai shfaqet përmes një rrjedhje hundësh me një lëng të qartë por me erë. Ndonjëherë ka dhe rrjedhje në fund të grykës. I sëmuri mund të ketë dhe një kollë kronike ose një irritim të fundit të grykës.

Sinusit i njëanshëm
Për sinusitin maksilar të njëanshëm, duhet dyshuar menjëherë për ndonjë infeksion dhëmbi, aq më tepër kur sekrecionet e pacientit janë me erë. Mjeku duhet të bëjë radiografi të dhëmbëve (panorameks) si dhe duhet ta çojë pacientin tek dentisti kirurg. Atëherë ai mund ti propozojë heqjen e dhëmbit që të pengojë përhapjen e infeksionit në kockë.

Sinusiti akut

Ndërsa një “etmoidit” akut është një sinusit i rëndë që vihet re veçanërisht tek fëmijët 2-3 vjeç, pas rinofaringitit. Fëmija ka një temperaturë 39-40°C. Ai i ka qepallat e fryra dhe po ashtu edhe cepin e syrit pranë hundës, ndërkohë që syri është normal. Mjeku duhet të bëjë një radiografi, madje dhe një skaner për të konfirmuar diagnostikën dhe për të pikasur shtrirjen e infeksionit. Trajtimi me antibiotikë është urgjent, që të mund të mënjanohen komplikacionet lokale, të zonës, madje dhe të përgjithshme.

Sinusiti alergjik

Sinusiti alergjik përgjithësisht haset kur ka rinit alergjik. Pacienti ka rrjedhje të hundëve me ngjyrë të qartë dhe ka një ndjesi se e ka hundën e zënë. Ai ka dhimbje koke dhe madje duket që flet me hundë. Mjeku mund të kërkojë një bilanc radiografik, por kjo nuk është e detyrueshme, veçanërisht për një sinusit akut tek të rriturit, për të cilin mjafton një trajtim me antibiotik. Bilanci radiografik bëhet veçanërisht nëse diagnoza e sinusitit nuk është e sigurt, si në rastet e një sinusiti kronik apo “ethmoidit” tek fëmija. Madje është i nevojshëm dhe një bilanc i gjakut.

Këshillat

Në pjesën më të madhe të rasteve, sinusitet janë kronike, të cilat fillojnë shpesh në kohën e adoleshencës dhe deri në moshën 25 vjeçare Në sinusitet kronike influencojnë dhe faktorë si alergjitë ndaj kafshëve shtëpiake, ndaj akarieneve, polenit, këpurdhave e substancat e tjera që ngacmojnë paretet e brendshme të hundës Edhe noti mund të shkaktojë sinusite, stresi i madh dhe i vazhdueshëm, ashtu si dhe përdorimi i kokainës me hundë, apo fibrozat kistike Ndonjëherë sinusitet sjellin komplikacione të rënda si tromboflebitin e venave të syve apo osteomielit të kockave frontale, veçanërisht tek fëmijët. Që të parandalohen sinusitet, duhet të shmangen shkaqet e tyre, siç janë rrufa apo alergjitë .

Personat që janë të brishtë, duhet të merren me veprimtari sportive dhe të mos qëndrojnë në mjedise ku pihet duhan Lehtësimi i dhimbjeve bëhet dhe me aspirinë, ibuprofen ose tylenol Por mjekët rekomandojnë dhe përdorimin e disa ushqimeve apo erëzave që i çlirojnë shpejt sinuset. Rekomandohet përdorimi i eukaliptit, hudhrës, erëzat si trumza apo sherebela, të cilat kanë në përbërje elemente antibakteriale. Por kujdes duhet bërë me përdorimin e qumështit të lopës dhe prodhimet e tij, pasi këto prodhime qumështi ndihmojnë në prodhimin me shumicë të “mukus”, i cili ndikon negativisht drejtpërdrejt në sinuset. Qëndrimi në errësirë për pak kohë në momente krizash ndihmon që ata të qetësohen. Disa përdorin dhe metodën që quhet “dhara” dhe që ka të bëjë me derdhjen shumë ngadalë të vajit të nxehtë të susamit në qendër të ballit të të sëmurit, ku sipas disa rrymave spiritualiste, aty janë qendrat funksionale të trurit ku përfitohet relaksi, duke shkaktuar rritjen e prodhimit të serotoninës

Sinuziti, pse shkaktohet

Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Por disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje e cila prek rreth 20 për qind të amerikanëve. Por problemi është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim.

Kurimi

Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinozitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Shkencëtarët tani janë duke kryer prova për përdorimin me sa më efektivitet të ilaçeve triptan, që mund të merren nga goja, por edhe nëpërmjet injeksioneve. Këto terapi të reja bëjnë të mundur jo vetëm trajtimin e simptomave në përgjithësi, por shpesh eliminojnë edhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Mjekët thonë se ilaçet e llojit triptan janë të efektshme në më shumë se 80 për qind të rasteve, por ata rekomandojnë që personat që vuajnë nga sëmundje vaskulare duhet të shqyrtojnë përdorimin e alternativave të tjera të mundshme.

Shkaktarët
Sinuziti mund të jetë si pasojë i një infiamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundeve, akut ose kronik, infeksioni dentar, fraktura të maxiles, grip, faktor alergjik. Vata është energjia që aktivizon sistemin nervor dhe mund të ndryshohet lehtë nga stresi dhe ndryshimet klimatike, në gjendje që të ndikojë në gjendjet shpirtërore, përveçse dhe shkakton sinozitin dhe dhimbje koke. Për të zhdukur shqetësime të tilla në fakt kryhet dhara, një trajtim që konsiston në derdhjen shumë ngadalë të vajit të nxehtë të sezamit në qendër të ballit të pacientit, i shtrirë në një shtrat të rehatshëm druri. Sipas disiplinës ajurvedike, mesi i ballit është vendi i syrit të tretë, i lidhur me qendrat funksionale të trurit dhe në gjendje nëse stimulohet të rrisë prodhimin e serotoninës dhe ndjesinë e kënaqësisë dhe relaksit.

Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni, dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Nga ana tjetër dhimbjet e kokës kanë edhe dy shfaqje të tjera, që janë dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë e një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.

Keshilla

-Evitoni diellin në pikun e vapës dhe te ftohtin.
– Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë
-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra
-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe
– Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit
– Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta

Pse sëmuren njerëzit nga sinoziti

Më parë njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së sinozitit grumbullimin e një pjese të gjakut në hundë, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike, erëra e helmeve etj., të cilat bëjnë që nervat e ndjeshme të sistemit nervor të reagojnë ndaj këtyre ngacmuesve.

Sinuziti, më i shpeshtë tek të rinjtë

Problemet me sinozitin shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare. Sipas specialistëve të shëndetësisë është shumë e vështirë të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe. Sinoziti nuk është i trashëgueshëm dhe në pjesën më të madhe të rasteve është kronik deri në fund të jetës.

Ushqime me fibra për të evituar sinuzitin

Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...