Sa më pak që flini aq më të sëmurë bëheni



Sëmundjet e zemrës, diabeti dhe funksionimi i keq i trurit janë të lidhura me numrin e vogël të orëve të gjumit.
Shkencëtarët britanikë pohojnë që disa ditë me gjumë të keq mund të kenë ndikim në madh në punën e trupit të njeriut. Aktiviteti i disa qindra gjeneve është ndryshuar kur njerëzit kanë fjetur më pak se gjashtë orë në ditë gjatë shtatë ditëve.

Sa më pak që flini aq më të sëmurë bëheniHulumtuesit thonë që ky hulumtim ka ndihmuar të shpjegohen të gjitha ndikimet negative të gjumit të keq te njerëzit e shëndetshëm. Sëmundjet e zemrës, diabeti dhe funksionimi i keq i trurit janë të lidhura me numrin e vogël të orëve të gjumit.
Shkencëtarët nga Universiteti në Surrey kanë analizuar gjakun e 26 vullnetarëve pasi që kanë fjetur nga dhjetë orë çdo natë gjatë një jave, ndërsa këto rezultatet i kanë krahasuar me mostrat e tyre të gjakut kur gjatë shtatë ditëve kanë fjetur më pak se gjashtë orë çdo ditë.
Në këtë ndryshim është çrregulluar puna e më shumë se 700 gjeneve në trupin e njeriut. Secili nga këto gjene mban udhëzimet për ndërtimin e proteinave. Ndryshimi i funksionimit të tyre ka çuar deri te ndryshimi i kimisë në trup, përcjell BBC.
“Ka ndodhur ndryshim dramatik në aktivitetin e shumë llojeve të ndryshme të gjeneve. Ashiqare që gjumi është shumë i rëndësishëm në ruajtjen e trupit dhe mbajtjen e funksionalitetit”, ka thënë profesor Colin Smith. Smith thotë që këto ndryshime gjenetike janë shumë të shpeshta në botën e sotme, sepse shumica e njerëzve flenë shumë pak për shkak të stilit të tyre të jetesës.
Në këtë hulumtim do të vazhdojnë të punojnë shkencëtarët të cilët përpiqen të gjejnë ilaçet, të cilat do të mund të eliminoj në efektet e mungesës së gjumit. “Ne ende nuk e dimë se çfarë i shkakton saktë këto ndryshime, por shikuar teorikisht, nëse gjejmë mënyrën për të përjashtuar këtë gjë, atëherë njerëzit do të mund të funksiononin pa gjumë”, ka thënë dr. Akhilesh Reddy.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...