Sëmundjet më të përhapura dhe të rrezikshme, ku të kujdesemi



Nëse do te kryeni 9 kontrolle here pas here, sëmundjet do te jene larg jush. Kjo është këshilla qe japin mjeket, ndërsa theksojnë se ato duhet te kryhen sipas një ritmi, qe vete mjeket specialiste ua përcaktojnë. Kështu i rëndësishëm është PAP testi për femrat. Dr. Sunesara shpjegon se nëse keni ne plan për te sjelle ne jete një fëmijë, duhet patjetër dhe ne mënyrë te domosdoshme, qe paraprakisht te kryeni një kontroll PAP testi. Megjithatë, ai thekson se çdo femër duhet te beje një kontroll te tille, te paktën çdo dy vjet.

Sëmundjet më të përhapura dhe të rrezikshme, ku të kujdesemi Është një kontroll i vlefshëm, i cili ndihmon për te parandaluar mjaft sëmundje. Kontrolli tjetër i rëndësishëm është edhe kontrolli i presionit te gjakut. Ky kontroll duhet bere çdo një here ne 6 muaj. Nëse pesha juaj është 80-89 kg, ajo duhet te jete 120-139. Nëse shikoni qe keni problem gjate kontrollit, patjetër qe duhet te konsultoheni me mjekun. Nëse vuani nga diabeti, kolesteroli i larte, problem me zemrën, atëherë ky kontroll duhet te behet me i shpeshte dhe te jete nen kontroll. Edhe kontrolli i lëkurës është shume i rëndësishëm, i cili fillimisht duhet bere edhe vete pa praninë e mjekut. Kështu, kur shkoni te bëni dush, ose kur përgatiteni te visheni mund te kontrolloni lëkurën e trupit tuaj për ndonjë nishan te çuditshëm, njolla etj. Nëse vëreni diçka te pazakonte, menjëherë duhet te konsultoheni me dermatologun.

Kolesteroli është një tjetër problem, ndaj këshillohet edhe kontrolli i tij. Kryesisht, personat te cilët ushqehen keq dhe nuk kane një regjim ushqimor, konsumojnë fast food, janë me te prirur te kenë një shëndet jo te mire dhe duhen patjetër te bëjnë një kontroll te kolesterolit. Te shkosh te stomatologu, është këshilla e peste e mjekut. Stomatologet shpesh theksojnë qe çdo person duhet te beje një kontroll tek dentisti (stomatologu), çdo 6-12 muaj. Kujdesi ndaj kontrollit oral dhe dhëmbëve, ndihmon dhe ne eliminimin e parandalimin te shume sëmundjeve, te cilat përbejnë rrezik për shëndetin.

Edhe kontrolli i mineraleve dhe fortësisë se kockave është me i rëndësishëm te femrat, po jo vetëm. Sikurse edhe kontrolli i gjirit është një tjetër kontroll duke qene se rastet e tumoreve janë shtuar se fundmi. Është mire te behet një kontroll tek mjeku një here ne dy vjet për gjirin. Ndërkohë, për meshkujt këshillohet një test për organin gjenital. Te gjithë meshkujt duhet patjetër te bëjnë një vetëkontroll te organit te tyre, çdo dy jave. Nëse ju vëreni diçka te pazakonte tek testikujt, ndjeni erëra te këqija etj. Menjëherë te konsultoheni me mjekun. I fundit qe këshillohet, është kontrolli i syve. Secili prej nesh duhet patjetër qe çdo një here ne vit, te beje një kontroll te syve. Është gjithmonë mire kur i paraprihet rrezikut te sëmundjeve dhe akoma me mire, kur je i shëndetshëm.

Kontrollet qe duhet te kryhen

1. PAP testi për femrat.

2. Kontrolli i presionit te gjakut.

3. Kontrolli i lëkurës.

4. Kontrolli i kolesterolit.

5. Kujdes i dhëmbëve.

6. Kontrolli i mineraleve dhe fortësisë se kockave.

7. Kontrolli i gjirit

8. Test për organin gjenital tek meshkujt.

9. Kontrolli i syve

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...