Ushqimi që ndihmon në furnizimin me oksigjen



Sikurse edhe te gjitha organet e tjera, edhe zorrët kane nevoje për furnizimin te pandërprere dhe te mire me oksigjen, ne te kundërtën zhvillohet ishemia e zorrëve. Hulumtimi i ri tregon qe konsumimi i vajit te ullirit përmes ushqimit e redukton dukshëm këtë fenomen.

Ushqimi që ndihmon në furnizimin me oksigjen Ekipi i shkencëtareve italiane ka zbuluar edhe një arsye pse është mire te përfshihet vaji i ullirit ne ushqimin e përditshëm te disa grupeve te caktuara te sëmurëve.

Studimi i ri i kryer ne minj ka treguar qe konsumimi i vajit te ullirit përmes ushqimit çon deri te reduktimi i konsiderueshëm i shfaqjes se ishemise se zorrëve (furnizimi i reduktuar i oksigjenit ne inde) dhe dëmtimi i indeve. Perberesi te cilit i atribuohet efekti i përmendur është aglikon oleuropeini, polifenoli i cili gjendet ne vajin e ullirit.

Rezultatet janë publikuar ne revistën “Journal of Leukocyte Biology”, dhe autoret e studimit theksojnë qe rezultatet mund te cojne ne zbulimet e reja ne terapinë e trajtimit te personave me lëndime te shpinës, artrit, pleurit dhe po ashtu te personat qe vuajnë nga ishemia/reperfuzioni i zorrëve.

Termi ishemi është me i njohur ne kontekst te sëmundjeve te trurit. Kështu qe kur cilado pjese e vogël e trurit mbetet pa oksigjen edhe për vetëm disa sekonda, pengohet funksionimi kompleks i neuroneve.

Nëse kjo zgjat me shume se disa minuta, vjen deri te dëmtimi i trurit pasi qe qelizat trunore fillojnë te vdesin, ndërsa ndalen edhe funksionet qe i kontrollojnë ato. Kjo gjendje quhet ishemi, mungesa e oksigjenit e shkaktuar kryesisht nga bllokimi i artereve.

Pasi qe mungesa e oksigjenit nxit një zinxhir te reaksioneve kimike vdekjeprurëse, kështu vjen deri te dëmtimi i mëtejshëm i indit trunor. Si pasoje e kësaj shfaqet sulmi ne tru.

Te sulmi ne tru vjen edhe kur këputen enët e gjakut dhe gjaku derdhet ne tru dhe ndalen rrugët e bartjes se impulseve. Me këtë vjen deri te ndalja e flukseve kimike dhe elektrike ne muskuj dhe lëndimet ne indin trunor.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...

Kërkimet për këtë lajm...