Zhvillimi psikik dhe fizik tek fëmijët (0-6) vjec



*Zhvillimi kognitiv (njohes)

Zhvillimi psikik dhe fizik tek fëmijët (0 6) vjec0 – 1 muaj
1. Ka refleksin e kapjes
2. Kthen kokën drejt fluksit të dritës pas javës së parë
3. Trembet nga zhurmat e forta e të papritura
4. Qetësohet kur dëgjon tinguj të ëmbël, zëra të qetë e të pandryshueshëm
5. Pushon së qari nga prezenca e një zëri të lartë e të qëndrueshëm
6. Kthen kokën nga vjen tingulli

1- 2 muaj
1. Fillon të bëjë shoqërizime: kur qan, do të thotë se do t’i realizohet një nevojë
2. Proteston kur nuk plotëohet një nevojë e tij
3. Do stimulim vizual

2 -3 muaj
1. Mëson shkakun dhe pasojën
2. Zbulon duart dhe këmbët
3. I pëlqejnë pamjet e detajuara me kontrast të theksuar

3-4 muaj
1. Formon imazhe mendore të asaj që pret kur jep një kundërpërgjigje
2. Eshtë i ndërgjegjshëm që njerëzit dhe sendet kanë etiketa (da-da)
3. Fillon t’i eksplorojë gjërat duke i provuar (shijuar)

4-5 muaj
1. Tregon interes për ngjyrat
2. Fillon të njohë objektet vetëm duke parë një pjesë të tyre
3. Vëzhgon objektet duke i kapur me dorë

5-6 muaj
1. Përdor të gjitha shqisat për të njohur botën
2. Fillon të prekë e të futë në gojë sende të ndryshme

6-7 muaj
1. është në gjendje të dallojë tonet dhe lakimet e ndryshme
2. Shpërthen në të qara kur i flet ashpër
3. Fillon të kuptojë si lidhen objektet me njëra-tjetrën në rrafshin tredimensional

7-8 muaj
1. Studion objektet duke i tundur, përplasur me zhurmë dhe duke i flakur
2. Kupton lidhjen e objekteve, p.sh. që objektet e vogla përshtaten brenda objekteve më
të mëdha

8-9 muaj
1. Përplas lodrat dhe i merr sërish ato
2. Gjen objektin e fshehur
3. Lufton për të marrë lodrën
4. Ka konceptin e vazhdimësisë së objektit

9-10 muaj
1. Prek objektet me gishta dhe mund të mbajë në dorë një copë bukë pa ndihmë.

10-11 muaj
1. Fillon të kuptojë fraza të thjeshta si p.sh. “eja këtu”, “ma jep topin”
2. I kupton instruksionet edhe pse ndonjëherë, injoron kur i thonë “jo”

11-12 muaj
1. Fillon të bën lidhjen ndërmjet objektit dhe emrave të tyre
2. Dëshiron të eksplorojë gjërat duke i prekur
3. Ndërton, vendos kubat njëri mbi tjetrin, çmonton

12-15 muaj
1. Favorizon njërën dorë
2. E kupton një fjalë në kontekst
3. Kupton shkakun dhe pasojën
4. Fillon të ndërtojë shtëpi me tre kuba
5. Fillon të pretendojë (të justifikohet)
6. Mban mend

15-18 muaj
1. Mëson duke eksploruar
2. Ankthi i ndarjes është më i dobët
3. Mund të bashkojë format

18-24 muaj
1. Mund të vizatojë rrathë dhe viza në letër
2. Kthen faqet e librit
3. Mund të imitojë vizatimet e të rriturve
4. Mund të interpretojë historitë e dëgjuara
5. Fillon të pretendojë (të justifikohet)

24-27 muaj
1. Hap faqet e një e libri një e nga një
2. Rritet (zgjatet) përqendrimi i vëmendjes: fëmija përfshihet tërësisht në lojë

27-30 muaj
1. Emërton figura të zakonshme
2. Vizaton një vertikale në shenjë imitimi
3. Vizaton një horizontale në shenjë imitimi
4. Kopjon një rreth

30-34 muaj
1. Tregon objektet e mëdha dhe të vogla kur i kërkohet
2. Vizaton (+) në shenjë imitimi
3. Përshtat tri ngjyra

30-34 muaj
1. Vendos objektet brenda, sipër dhe poshtë
2. Emërton objektet që lëshojnë

3-4 vjeç
1. Emërton objekte të mëdha dhe të vogla
2. Tregon 10 pjesë të trupit kur ia kërkojnë
3. Tregon djalin dhe vajzën kur ia kërkojnë
4. Ndan objektet sipas kategorive
5. Numëron deri në tre në shenjë imitimi

4-5 vjeç
1.Njeh moshën dhe adresën
2. Zbulon se çfarë është absurde në një imazh
3. Memorizon një bashkësi prej tre objektesh
4. Klasifikon individët sipas seksit

5-6 vjeç
1. Kupton origjinën e 15-20 veprimeve
2. Njeh emrin dhe profesionin e prindërve
3. Numëron deri në 20
4. Mbledh/zbret deri në tre
5. Përdor nocione të shkakësisë
6. Njeh të djathtën/të majtën

*Zhvillimi Social – Emocional

0 – 1 muaj
1. I pëlqen kontakti me sy
2. Iu buzëqesh fytyrave
3. Njeh zërat e prindërve

1-2 muaj

1. I buzëqesh dikujt si përgjigje
2. Komunikon gjendjet e tij shpirtërore
3. Studion fytyrat
4. Personaliteti i foshnjës bëhet më i dukshëm

2-3 muaj
1. Ka kontakt me sy
2. Iu buzëqesh fytyrave
3. Bën dallimin ndërmjet prindërve dhe të huajve
4. Pushon së qari kur prindi hyn në dhomë

3-4 muaj
1. Qesh me të madhe kur e kudulisin
2. Përshëndet personin që kujdeset për të
3. Gjeste sociale: ngre krahët për të thënë “më merr hopa”
4. I pëlqen ndërveprimi social

4- 5 muaj
1. E kthen kokën nga personi që flet
2. Vështron lëvizjet e gojës së personit që flet

5-6 muaj
1. Imiton shprehjet e fytyrave
2. Jo vetëm që e pranon vëmendjen e të tjerëve, por është shpesh ai që e kërkon.

6-7 muaj
1. Shpreh gjendjen shpiërtërore me tinguj dhe lëvizje të trupit
2. Fillon frika nga ndarja
3. I ka frikë të huajt

7-8 muaj
1. Mund të jetë i turpshëm ose i frikësuar nga të huajt
2. Ngre krahët për të treguar se kërkon ta marrin hopa.
4. I pëlqen reflektimi i saj

8-9 muaj
1. Fillon të shprehë emocionet e tij
2. Imiton shprehjet e fytyrave

9-10 muaj
1. Mund të jetë i turpshëm ose të ketë frikë nga të huajt
2. Ankthi i ndarjes në këtë muaj arrin kulmin
3. I përgjigjet emrit të tij

10-11 muaj
1. është shumë social, buzëqesh kujtdo që takon
2. Mund të jetë edhe pak më i përmbajtur duke fshehur fytyrën nga të huajt
3. Përsërit tinguj
4. Bën gjeste që të tërheqë vëmendjen
6. Fillon të bëjë sipas kokës së vet; p.sh. Prindi duhet ta ndjekë kur do që ta vendosë në karrocë

11-12 muaj
1. Tregon me gisht gjërat që do
2. Ndjen krenari (sidomos kur e vlerësojnë)
3. I pëlqen të luajë (ndonjëherë pranë fëmijëve të tjerë, por vetëm)

12-15 muaj
1. Kopjon dhe imiton
2. I pëlqen të shohë librat me të rriturit
3. Shpreh gjendjen e tij kur është i zemëruar
4. Përshëndet me dorë
5. Qesh kur i thonë gjëra të këndshme

15-18 muaj
1. Iu përgjigjet kërkesave verbale pa sinjale
2. I pëlqen kur prindi (personi që kujdeset) belbëzon pas tij ato që ai arrin të thotë

18-24 muaj
1. Kupton më shumë nga ç’thotë
2. I pëlqen të këndojë

24-27 muaj
1. Kërkon aprovimin e të rriturve
2. E ka të vështirë të ndahet nga personat që kujdesen për të
3. I pëlqejnë përrallat dhe filmat vizatimorë

27-30 muaj
1. Barazon një veprim të gabuar me disiplinën e duhur
2. Luan në grup me fëmijët e tjerë
3. Ndjek rregullat e lojës

30-33 muaj
1. Kërkon leje përpara se të përdorë lodrat
2. Thotë “të lutem” dhe “faleminderit”
3. Shikon figura në libra për 5 minuta

33-36 muaj
1. Identifikon ndjenjën e gëzimit, mërzisë, lodhjes etj.
2. Vendos në vendin e duhur lodrat me të cilat ka luajtur
3. Njeh disa kafshë, ngjyra, forma etj.

3-4 vjeç
1. Luan në grup për rreth 30 minuta
2. Kërkon ndihmën e të rriturve kur has vështirësi
3. Kupton ndryshimin mes së mirës dhe të keqes
4. Merr pjesë në bashkëbisedim me të rriturit
5. Këndon, reciton dhe vallëzon me të tjerët
6. Rri rreth 20 minuta duke u marrë me një detyrë
7. Ndjek një tregim me vëmendje për 10 minuta
8. Lan fytyrën dhe duart
9. Mbërthen dhe zbërthen kopsat e rrobave të tij
11. Vesh vetë çorapet dhe këpucët
12. Pastron vetë vendin që bën pis

4-5 vjeç
1. Ndahet me lehtësi nga nëna
2. Vishet vetë por nën mbikqyrjen e dikujt
3. Luan lojëra imagjinate me kukulla
4. I përgjigjet mirë vlerësimit dhe përgëzimit
5. Priret të mbrojë prindërit

5-6 vjeç
1. Nuk ka nevojë për mbikqyrje kur vishet
2. Bën disa punë në shtëpi pa kontrollin e ndokujt

*Zhvillimi i madh motorik

0 – 1muaj
1.Hipertoni e gjymtyrëve
2. Koka kthehet nga të dy anët kur është shtrirë me bark
3.I tërhequr në pozicion ulur koka e tij bie
4.Prezenca e reflekseve: marrjes, kapjes
5. Koka lëshohet kur nuk mbahet

1-2 muaj
1.Ngre kokën kur është vendosur me bark
2.Ngre kokën deri në 45 gradë
3. Prezent refleksi i kapjes, marrjes
4. Kalon nga pozicioni anash në shpinë
5.Bie (Lëshohet) kur mbahet i ngritur në këmbë

2 -3muaj
1. Shtrin gjymtyrët e sipërme
2. I tërhequr në pozicion ulur mban kokën lart
3. I vendosur me bark ngre kokën dhe pjesën e kraharorit

3- 4 muaj
1. Mund të çohet në këmbë me ndihmë
2. E ngre kokën deri në 90 gradë
3. Kur është i vendosur me bark mund të ngrejë kokën dhe shpatullat
4. Mund të rrotullohet nga përpara anash dhe anasjelltas

4-5 muaj
1. Qëndron ulur me ndihmë
2. I mbajtur në këmbë tenton të hidhet lart
3. Kthehet në krevat

5-6 muaj
1. Mbahet këmbadoraz
2. Kthehet vetë
1. Mbahet me duar kur bie para
2. Ulet vetë
3. Mban peshën e trupit në këmbë
4. I pëlqen të kërcejë

7-8 muaj
1. I vendosur përmbys kthehet vetë
2. Qëndron në këmbë me pak ndihmë
3. Zvarritet

8- 9 muaj
1. Qëndron ulur mjaft i sigurtë
2. Mund të qëndrojë në këmbë duke u mbajtur te mobiljet
6.Kthehet(rrotullohet) pjesërisht

9-10 muaj
1. Ecën mirë këmbadorazi me trungun paralel me dyshemenë
2. Mund të ecë duke u mbajtur diku
3. Mund të hedhë disa hapa nëse mbahet në pozicion drejt

10-11 muaj
1. Mund të ecë duke u ndihmuar

11-12 muaj
1. Qëndron në këmbë pa mbështetje
2. Hipotoni e gjymtyrëve
3. Fillon të ecë duke e mbajtur nga njëra dorë

12-15 muaj
1. Ecën pa ndihëmn e të tjerëve
2. Ngjit shkallët
3. Mund të vrapojë sipas ritmit

15-18muaj
1. Mund të ecë mbrapsht
2. Përpiqet të gjuajë topin
3. Kërcen, vrapon trokthi, hidhet pupthi
4. Mund të ecë në formë rrethi
5. Mund të hedhë objekte

18-24 muaj
1. Mund të hidhet
2. Hipën në karrige ose në krevatin e tij
3. Mund të heqë rrobat

2-3 vjeç
1. Mund të ngjisë shkallët pa u mbajtur
2. Qëndron me një këmbë për 1 sekondë
3. Mund të hidhet në vend
4. Mund të ecë në majë të gishtave
5. E gjuan topin përpara

3-4 vjeç
1. Nget biçikletën me tri rrota
2. Alternon këmbët kur ngjit shkallët
3. Mund të qëndrojë me një këmbë për 2-5 sekonda
4. Kërcen së gjati
5. Lëkundet dhe ngjitet

4-5 vjeç
1. Vrapon mirë dhe kthehet
2. Mund të hidhet me një këmbë 1-2 herë
3. Kapërcen pengesat
4. Qëndron me një këmbë për 10 sekonda
5. E hedh mirë topin me dorë
6. Zbret shkallët një nga një

5-6 vjeç
1. Kapërcen duke alternuar të dyja këmbët
2. Mund ta kapë topin në ajër
3. Ecën në majë të gishtave sipas një vije
4. Ecën me një këmbë 3-4 metra

*Zhvillimi motorik fin

0 -1 muaj
1. Ua ngul sytë objekteve
2. I pëlqen kontakti në lëkurë

1- 2 muaj
1. Hap grushtin
2. Ndjek me sy objektet lëvizëse
3. Mund ta mbajë rraketaken për një çast

2 -3 muaj
1. Zgjat duart në kërkim
2. Mund ta mbajë më gjatë rraketaken
3. I shtrin gjymtyrët në gjithë gjatësinë e tyre

3 -4 muaj
1. Shtrirë kap objektin me të dy duart

4-5 muaj
1. Kap gishtat e këmbës
2. Arrin një objekt me shumë ndihmë

5-6 muaj
1. Shtrirë afron dorën tek objekti dhe e tërheq atë duke përdorur të gjithë pëllëmbën
2. Orienton shikimin drejt burimit të tingullit
3. Fillimi i koordinimit sy-dorë

7-8 muaj
1. ulur kalon sendin nga njëra dorë në tjetrën
2. Lidh duart me njëra-tjetrën dhe pi me filxhan, por me ndihmë

8- 9 muaj
1. Mund t’i vendosë objektet në një mbajtëse dhe t’i marrë prap që aty

9-10 muaj
1. Ulur lëshon në mënyrë të pavullnetshme sendin e kapur
2. Mund të jetë në gjendje të kapë një kokërr drithi (orizi), pa e mbështetur kyçin

10-11 muaj
1. Ndjen kënaqësi kur mban në duar lodra të vogla

11-12 muaj
1. Mund të mbajë një laps sikur të donte të vizatonte në letër
2. Mund të mbërthejë një objekt me gishtin e madh dhe atë tregues
3. Ulur lëshon në mënyrë të vullnetshme sendin e kapur

12-15 muaj
1. Bën një kullë me dy kuba
2. Vendos sendet në enët e tyre
3. Fillon të fusë forma të ndryshme në boshllëqe përkatëse

15-18 muaj
1. Bën kulla me tre kuba
2. Shtyp dhe e rregullon një objekt

18-24 muaj
1. I vendos kubat në vijë të drejtë
2. Tërheq letrën ose kapakun që të marrë lodra
3. Ndërton kullë me 4-5 kuba
4. Imiton një vijë perpentikulare
5. Zhgarravit në formë rrethore

2-3 vjeç
1. Vendos njëra mbi tjetrën dhe përshtat puzzle
2. Ndërton një kala me 5-6 kuba
3. Çmbështjell sende të vogla
4. Ndan dhe rregullon lodra të çmontueshme
5. Formon topa plasteline
6. Kap lapsin me gishtin e madh dhe atë tregues duke e mbështetur në gishtin e tretë
7. Ngul pesë kunja nga pesë

3-4 vjeç
1. Bashkon tri pjesë të figurës apo mozaikut të copezuar
2. Pret me gërshërë
3. Kap topin me të dy duart
4. Pret një vijë të drejtë 20 cm duke iu larguar 3 mm

4-5 vjeç
1. Krijon modele plasteline me dy-tri pjesë
2. Pret një rreth 5 cm
3. Vizaton figura të njohura si p.sh. Shtëpi, njeri, pemë
4. Pret dhe ngjit modele të thjeshta
5. Palos letrën disa herë
6. Lidh lidhëset e këpucëve

5-6 vjeç
1. Hap gishtat duke prekur majat e gishtave
2. Përdor prefëse lapsash
3. Mund të kopjojë gërma të vogla
4. Godet gozhdën me çekiç
5. Ngjyros duke ruajtur vijëzimet 95%
5. Mund të presë fotografi nga revista pa e kaluar skajin 3 mm
6. Kap një top të butë ose një qese me bizele me një dorë

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...