6 Vitamina Per Dimer Te Shendetshem



Vitaminat janë molekula unike që i duhen trupit tonë për të funksionuar.

6 Vitamina Per Dimer Te ShendetshemBurimi kryesor i vitaminave është ushqimi, por, më shumë se 65% e popullatës në shumë vende të zhvilluara vuajnë nga mungesa e vitaminave kryesisht nga shkaku që konsumojnë shumë ushqime të procesuara, përderisa konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët.

Vitamina A: Forco Sistemin e Imunitetit

Vitamina A është një faktor i rëndësishëm në mirëmbajtje të një sistemi imuniteti të shëndetshëm. Burimi ushqimor më i mirë me vitaminë A është mëlçia, por, ushqime tjera që kanë vitamina A janë gjiza, të verdhët e ves, qumështi dhe produktet e qumështit.
Doza ditore e rekomanduar është 4000-5000 IU.

Vitamina B: Për Sistem Nervor të Shëndetshëm

Vitamina B luanë rol shumë të rëndësishëm në metabolizmin qelizor. Ajo ndihmon në mirëmbajtje të niveleve të glukozës nën kontroll dhe është jetësore për funksionin e mirëfilltë të qelizave nervore.

Burimet më të rëndësishme me vitamina B janë, qumështi, peshku, vezët, ushqimet e detit, shparga, dhe orizi i kafët.

Zmbraps Gripin dhe Ftohjen me Vitamine C

Vitamina C jo vetëm që ndihmon në parandalimin e gripit dhe ftohjes duke forcuar imunitetin, por gjithashtu i bënë simptomat e ftohjes shumë më shumë të tolerueshme dhe më pak të ashpra. Vitamina C gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e indeve lidhëse të shëndetshme, e gjithashtu edhe në shërimin e plagëve.
Burimi më i mirë me vitamine C janë frutat citrik si portokalli dhe limoni, speci kuq dhe i gjelbër, kivi, dredhëzat dhe patatet.
Doza ditore e rekomanduar 60g.

Përtëriju Me Vitamine E

Vitamina E jo vetëm që të mbanë të shëndetshëm – duke mbrojtur membranën e qelizave ndihmon në parandalimin e goditjes, sulmit në zemër dhe kancerit, por gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e shenjave të plakjes.

Vitamina E gjendet në shumë ushqime: grurë, drithëra të plota, arra, sojë, fasule. Por, mos harro pjekja e tyre shkatërron pjesën më të madhe të Vitaminës E.
Doza ditore e rekomanduar është 15 IU.

Vitamina K: Forco Eshtrat me Vitaminën K

Rolin më të madh që ka Vitamina K është në parandalim të mpiksjes së gjakut dhe shërim të plagëve. Hulumtimet e fundit tregojnë se Vitamina K është e domosdoshme për eshtra të forta dhe shëndetshme.

Burimet më të mira me vitamine K janë perimet gjethe gjelbra si spinaqi, brokoli dhe lakra. Produktet e qumështit dhe mishi gjithashtu ofrojnë një sasi më të vogël të vitaminës K.
Doza ditore e rekomanduar është 45-60 mcg për të rriturit.

Si Ti Marrësh Vitaminat

Më e mira mënyrë është ti marrësh përmes një diete mirë të balancuar duke përfshirë fruta dhe perime të freskëta gjatë vakteve (mëngjes, drek dhe dark), e gjithashtu duke zgjedhur ushqime nga drithëra të plota si dhe vaj ulliri, garanton që ju merrni vitaminat esenciale. Por, kur kjo nuk është e mundur atëherë të marësh multivitaminoz.

Vitaminat Për Gra Shtatzëna dhe Për Fëmijë

Kur je shtatzane edhe dieta më e mirë nuk mjafton për të ofruar të gjitha materiet ushqyese dhe vitaminat që ti dhe foshnja keni nevoj. Kjo është arsyeja pse është shumë me rëndësi që të merrni vitaminat e rekomanduara për gra shtatzana. Disa vitamina, acidi folik (vitamina B) për shembull ndihmon në uljen e rrezikut të disa defekteve të lindjes kurse vitamina D ndihmon në zhvillim të eshtrave.

Zhvillimi i hershëm është aq i rëndësishëm në jetën e fëmijës tuaj dhe të sigurohesh që ata të marrin fillimin më të mirë të mundshëm në jetë do ju ndihmoj atyre të ndërtojnë eshtra, dhëmb, muskuj të fortë e gjithashtu aftësi kognitive.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...