Psikologët nga universiteti i Bufalo-s thanë se patatet e shtypura, makaronat, djathi, mishi dhe produkte të tjera të “rrezikshme”, në fakt i japin njerëzve emocione mjaft positive dhe ndihmojnë në luftimin kundër mërzisë dhe vetmisë.
Kjo u qartësua më shumë kur kërkuesit, u kërkuan vullnetarëve të kujtonin ndonjë grindje me të dashurit e tyre, e më pas t’u tregonin të tjerëve për pjatat e tyre të preferuara. Një grup tjetër kishte një detyrë më emocionalisht neutrale.
Si përfundim, shkenctarët kanë arritur në përfundimin se një kujtim I thjeshtë i ushqimeve të preferuara ndihmon për të lehtësuar ndjenjën e vetmisë dhe depresionit.
Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të hani shumë cokollata, përshembull vetëm që të ndjeheni më mirë pasi jeni ndarë nga i dashuri- mjafton të mendoni për cokollatën ose për ndonjë ushqim tjetër të preferuar.