Zorra nervoze – shkaqet dhe mënyrat e kurimit



Çfarë është zorra nervoze?

Zorra nervoze   shkaqet dhe mënyrat e kurimitNjë nga patologjitë më të zakonshme të aparatit tretës është ajo e zorrës nervoze, një acarim i barkut që përfshin mbi të gjitha pjesën e fundit të zorrës dhe çrregullon funksionet kryesore të saj.

Është një patologji e zakonshme që prek edhe ata më të kujdesshmit ndaj dietës së përditshme, pasi ajo është e lidhur ngushtë me sistemin nervor qendror dhe sistemin e brendshëm.

Në fakt, dihet që shumë sëmundje shkaktohen thjesht nga një jete e çrregullt, e ndikuar nga ritmi i lartë i jetesës që shkakton stres dhe ky i fundit konsiderohet një “sëmundje e mirëfilltë e të jetuarit” në kohët moderne.

Le të shohim shkaqet kryesore dhe mjekimin e kësaj patologjie kaq të zakonshme, që shpesh nënvlerësohet, duke mos u konsideruar si e tillë.

Në shumicën e rasteve, personi që vuan nga kjo patologji shfaq një mënyrë jetese aspak të rregullt. Të ushqyerit jo shëndetshëm, konsumimi i tepruar i alkoolit apo i shumë fibrave që fryjnë zorrën si edhe stresi janë shkaqet kryesore që prekin njerëzit me zorrë të trashë të ndjeshme dhe reaguese.

Simptomat më të zakonshme të zorrës nervoze janë tre:

• Fryrja e barkut
• Të përzierat
• Dhimbje të forta barku

Por këto mund të ndryshojnë sipas personave.

Disa persona, p.sh., vuajnë nga kostipacioni dhe kanë feçe shumë të forta me ndonjë pikë gjaku dhe shpesh temperaturë. Në rastin e fundit, duhet t’i drejtohemi mjekut për të kërkuar analiza specifike të gjakut dhe të feçeve, sepse është shenjë e qartë që zorra është e acaruar.

Në raste të rralla më të rënda, në qoftë se simptomat shoqërohen edhe më rënie peshe dhe dhimbje shumë të forta barku, mund të bëhet fjalë për një tumor.

Në shumë raste zorra nevoze ka lidhje më ciklin menstrual, sepse hormonet prodhuese që shtohen në trupin e femrës gjatë kësaj periudhe, mund të ndikojnë negativisht mbi zorrën duke shkaktuar një acarim të saj.

Si ta kurojmë? Dieta e duhur

Para së gjithash, duhen korrigjuar zakonet e këqija të të ngrënit dhe për këtë duhet të ndiqet një regjim ushqimi që parashikon një konsumim të kufizuar ose më mirë akoma eliminim e disa substancave:

• Qumështi ( ndoshta trupi juaj toleron më mirë derivatet e tij, si p.sh kosin)
• Çaji dhe kafeja, sepse teina dhe kafeina “ ngacmojnë” stomakun
• Pije alkoolike ose të gazuara
• Erëzat
• Të skuqurat
• Teprimi në fruta dhe perime (për të evituar fryrjen e barkut)
• Përtypja e çamçakëzit dhe e karameleve (për të evituar gëlltitjen e ajrit që krijon gazrat e zorrës).

Kjo mund të ndihmojë uljen e fryrjes së barkut dhe të garantojë një jetë më të qetë të zorrës. Është shumë e rëndësishme të hahet me vakte të vogla, 5 herë në ditë, për të mos rënduar zorrën.

Mjekimi

I pari dhe më i efektshmi është të ndiqet një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme. Evitoni përdorimin e ilaçeve, sidomos laksativëve. Ka shumë mënyra të tjera më natyrale e pa pasoja.
Së pari, mund të zëvendësoni një filxhan çaji të zakonshëm me një filxhan çaji me fara kopre, që ndihmon shfryrjen apo kamomili e jargavani që veprojnë si qetësues për mukozat e stomakut dhe të zorrës.

Kush është i pasionuar pas vajrat esenciale mund të provojë të masazhojë barkun me vaj esencial dëllinje, i cili forcon funksionet organike, sistemin nervor dhe tretës; gjithashtu vaji i dëllinjës ka funksion pastrues dhe diuretik.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...