Bark i sheshtë me drithëra



Drithëra integrale=bark i sheshtë

Bark i sheshtë me drithëraNë qoftë se mësoheni të hani drithëra të papërpunuara vazhdimisht, do të vini re shumë shpejt ndryshime në trupin tuaj: tretja përmirësohet dhe barku ulet me shpejtësi. Trupi, i çliruar nga mbeturinat dhe toksinat, forcohet dhe bie në peshë, organizmi ngarkohet me energji të re, madje edhe humori përmirësohet.

Janë efektet e një diete që shfrytëzon vetitë e shëndetshme të drithërave me kokrra, më mirë akoma po të jenë integrale. Kjo dietë dobësimi, por e pasur me shije, propozon pjata të freskëta e të lehta, ideale në stinën e verës, por edhe në dimër kur konsumohet në formën e supave e gjellëve.

Drithërat integrale, burim mirëqenieje
Të ushqyeshme dhe të tretshme, drithërat integrale ruajnë vlerat në kokrrat e tyre, të cilat zakonisht humbasin gjatë proceseve të përpunimit, ku eliminohet pjesa e jashtme, burim i mrekullueshëm fibrash.

Gjatë gatimit eliminohet edhe embrioni, ose më mirë, pjesa më e pasur me vitaminat E dhe D, proteina, minerale, vajra dhe substanca të tjera me vlera ushqyese. Në produktet e përpunuara (mielli i bardhë) është i pranishëm vetëm pjesa qendrore, e përbërë nga amidoni i pastër.

Dieta integrale= anti-dhjam
Falë përmbajtjes së lartë në fibra, drithërat integrale ngadalësojnë absorbimin të glukozës (sheqerit) nga ana e zorrëve dhe mbajnë nën kontroll si vlerat e glicemisë në gjak, ashtu edhe prodhimin e insulinës, hormonit që transformon sheqernat në dhjam të depozituar, aq të urryer nga gratë.

Prandaj thekra, elbi, orizi, tërshëra, meli dhe produktet e tjera të kallëzës së grurit, kanë një tregues glicemik më të ulët se sa ato që vijnë nga pana, makaronat, brumërat dhe produktet e furrave.
Meqenëse kërkojnë një proces tretjeje të ndërlikuar dhe aktivizimin e enzimave të shumta, drithërat integrale janë edhe zgjasin ndjesinë e ngopjes. Mbas gatimit, kokrrat mbajnë shumë ujë, duke u shtuar në vëllim: kështu që 50 g. përbëjnë një porcion të konsiderueshëm.

Tërshëra
E pasur me fibra dhe proteina, por edhe me minerale dhe vitamina, sidomos të grupit B, tërshëra mund të shijohet në petëza të vogla, ideale për mëngjesin ose për përgatitjen e ëmbëlsirave apo pudingut ose në kokrra për t’iu shtuar sallatave, duke i transformuar në pjata të vetme. Ushqyese dhe energjike, ideale për personat aktivë.

Orizi hollon siluetën
Me shumë pak sodë, por i pasur me potas dhe minerale të tjera të çmuara, që ndihmojnë kalimin e lëngjeve, duke luftuar fryrjet, orizi përveç amidonit, proteinave dhe vitaminave të grupit B, është një ushqim pa gluten (për çeliakët) dhe shumë i ushqyeshëm dhe i tretshëm, pra i përshtatshëm për të gjithë. Me shumë varitete: që nga ato më të rrallat, si orizi i egër, orizi i zi Venera dhe orizi i kuq Camargue, deri tek varietet më ekzotike dhe ato me aromë, si Basmati indian, e deri tek kokrrat italiane, si Vialone Nano apo Carnaroli.

Elbi, kundër inflamacioneve të aparatit tretës
I pasur me vitamina e minerale, elbi ka veti antiinflamatore. Ai është gjithashtu një drithë ideal për të luftuar gastritin, kolitin dhe konstipacionin si dhe për të mbajtur nën kontroll kolesterolin e keq (LDL). Në treg e gjejmë në dy lloje: të zhveshur dhe të rafinuar.

Gruri i fortë, mik i zorrës
I pasur me vitamina dhe kripëra minerale, gruri i fortë ndihmon në funksionimin e mirë të mëlçisë dhe zorrës. Në treg gjenden dy lloje gruri të fortë: gruri i zhveshur, i cili është më i pasur dhe ushqyes dhe gruri i rafinuari.

Meli, një mbrojtës për flokët
I pasur me acid salicilik, meli është një suplement i vërtetë ushqimor që ndihmon për bukurinë e flokëve dhe të lëkurës. Falë një përmbajtjeje të lartë me lecitinë dhe kolinës, kokrrat e tij janë ideale për të luftuar lodhjen fizike e mendore./Portali Living

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...

Kërkimet për këtë lajm...